Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Punëtorët e By passit të Fierit, asnjë zgjidhje për marrjen e pagave/ ARRSH: Të presin gjyqin...

Punëtorët e By passit të Fierit, asnjë zgjidhje për marrjen e pagave/ ARRSH: Të presin gjyqin...

19:55, 22/02/2018
A+ Aa A-

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qëndro deklaroi se dëmtimet që vijnë në autostradën Tiranë-Durrës për shkak të mbingarkesave me mjete të tonazheve të rënda në këtë aks.

Qëndro theksoi se në këtë rrugë nuk ka pasur rehabilitim, i cili ka qenë i domosdoshëm për funksiononin e saj. Po ashtu ai theksoi se normat e lejimit të qarkullimit nuk janë respektuar edhe për shkakun se përmes këtij segmenti lidhen dy qytete të mëdha në vend.

Ai foli ndër të tjera edhe në lidhje me protestën e bërë sot nga punëtorët e By passit të Fierit, të cilët kërkojnë nga firmat nënkontraktore që të marrin rrogat e tyre.

“Autoriteti Rrugor e njeh këtë si problem. Ne i kemi takuar disa herë, përfaqësuesit e kompanive, kemi biseduar me ta. Ata në një moment të dytë kanë zgjedhur edhe një studio ligjore konsulente, e cila ka ardhur ka bërë disa takime me Autoritetin Rrugor dhe ditën që kanë protestuar para Autoritetit Rrugor, një përfaqësi të tyre unë e kam pritur në zyrë, ndërkohë që po protestonin.

Në by passin e Fierit dhe by passin e Vlorës kompania e cila ka fituar garën dhe është marrë me ndërtimin e këtyre dy by passeve ka dy lloj nënkontraktorësh: kontraktorë të nominuar dhe të njohur nga Autoriteti Rrugor dhe nënkontraktorë të cilët i ka nënkontraktuar vetë, në bazë të ligjit të marrëdhënies civile që kanë dy kompani me njëra-tjetrën.

Realisht kemi një numër të caktuar, kemi 47 kompani në Fier dhe 34 kompani në by passin e Vlorës të cilat kanë pretendime për mos shlyerjen e detyrimeve që ka Serenisima ndaj tyre. Sa janë të vërteta punimet që kanë kryer këto kompani në terren në të dyja by passet, ne këtë e kemi të verifikuar nëpërmjet supervizorit në raportin final që ka bërë supervizioni sepse kjo kompani para pak kohësh ka shpallur falimentin dhe nuk është më duke kryer punimet në terren.

Dua t’ju bëj me dije që Autoriteti Rrugor nuk ka asnjë detyrim ligjor që të bëjë pagesa për nënkontraktorët të cilët kanë kontratë me Serenisimën, nëqoftëse e bën një gjë të tillë, shkel ligjin. A kanë të drejtë nënkontraktorët apo jo? Janë në të drejtën e tyre.

Ne kemi një shkresë zyrtare nga Serenisima ku i njeh kompanive detyrimin që u ka atyre, ne e kemi këtë, ndërkohë që nuk kemi asnjë veprim fundor, që do të thotë të kemi ndonjë vendim gjyqi ose veprim gjyqësor midis kompanive që kanë borxhe dhe Serenisimës, ne thjesht kemi pretendimin shoqëruar me disa fatura që këto kompani kanë punuar me Serenisimën. Kjo është situata.

Gjithashtu dua të bëj me dije që Autoriteti Rrugor me kompaninë Serenisima është në gjyq, në momentin që ata kanë shpallur falimentin, Autoriteti Rrugor ka filluar gjyqin. Kanë filluar gjyqet e para në korrik, jemi në tre gjyqe, sepse jemi në gjyq për paradhënien dhe për garancinë e kontratës, dhe për garancinë e kontratës tek njëri by pass. Nuk kemi ne një përfundim të asnjërit prej proceseve gjyqësore.

Dhe garancitë që ka vendosur firma Serenisima për ndërtimin e këtyre dy by passeve janë akoma të bllokuara në bankë sepse jemi në proces gjyqësor. Dua të bëj gjithashtu me dije, se kjo kontratë ka filluar shumë vite më parë, nuk është kontratë e lidhur tani me Autoritetin Rrugor, dhe kjo është një problematikë që ka kaluar nëpër institucionet shtetërore disa herë. Për të qenë më të përgjegjshëm dhe për të qenë më të sigurtë në përballjet me seancat gjyqësore që kemi me Serenisëm, Autoriteti Rrugor ka kërkuar përfaqësim nga Avokatura e Shtetit, në këto gjyqe me qëllim që ne t’i fitojmë këto gjyqe dhe këto lekë të jenë në arkat e shtetit shqiptar, sepse i takojnë shtetit shqiptar, me qëllimin që gjithë punimet e ngelura të bëhen me këto lekë që kanë ngelur nga fondi i cili ishte parashikuar për ndërtimin e rrugëve.

Në finale zoti Biba, unë e ndoqa sot në transmetimin live që ju bëtë, nuk thotë të vërtetën ose më saktë gënjen, kur thotë se Autoriteti Rrugor ka thënë se do t’ju japë lekët. Autoriteti Rrugor në takimet që ka bërë këtu, unë si drejtor i Autoriteti Rrugor sëbashku me drejtorin juridik, sëbashku me drejtorin e PMU-së që ndjek të dy by passet dhe me specialistë të ARRSH ju kemi thënë që kjo është situata. Ne e kuptojmë edhe vështirësinë që kanë ata por ne shkelim ligjin, nëqoftëse likuidojmë ato fatura sepse nuk njihen ligjërisht nga Autoriteti Rrugor. Kjo është pak a shumë e gjithë situata që paraqitet në by passin e Fierit dhe Vlorës”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco