Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ju njohim me motin për ditën e sotme, ja temperaturat

Ju njohim me motin për ditën e sotme, ja temperaturat

08:16, 15/10/2017
A+ Aa A-

Moti i kthjellët mbetet dominant në territor deri në orët e pasdites kur vranësira të përkohshme shfaqen në zonat malore verilindore dhe juglindore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira të lehta e kalimtare do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat kufitare Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremet në rang vendi të variojnë nga 4 në 29° C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 32 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco