FOTO/ Shteti ju prish shtëpitë, banorët sulmojnë deputeten. Ja çfarë i shkruajnë në Facebook

FOTO/ Shteti ju prish shtëpitë, banorët sulmojnë deputeten. Ja çfarë i shkruajnë në Facebook

13:09, 19/09/2017
A+ Aa A-

Mëngjesi i sotëm i ka gjetur banorët e Shkozës të rrethuar me policë, të cilët kishin ardhur aty, pasi shteti me anë të IKMT-së do të prishë 153 shtëpi të tyre, për të ndërtuar një rreth-rrotulli.

Shkatërrimi i shtëpive të tyre e lënia në mëshirë të fatit nga shtetit, ka bërë që banorët e Shkozës të shpërthejnë në komente ndaj deputetes së zonës, Elona Gjebrea, e cila ka reaguar vetëm në Facebook.

Banorët e akuzojnë Gjebrean se i vuri në gjumë duke i premtuar zgjidhje, të tjerë e ftojnë të shkojë vetë në Shkozë e shikojë që ka nisur prishja e banesave. Ata thonë se ajo që po ndodh atje i ngjason situatës së viteve të luftës në Kosovë.

Komentet e banorëve në statusin e Elona Gjebreas:

“Shko sot të shikosh se çfarë terrori po përjetojnë votuesit tuaj. Tamam si serbët në Kosovë në vitet e luftës”.

Një tjetër i shkruan:

“Duke menduar se shpresa vdes e fundit, të shkretët banorët e Shkozës, sot filluan të vdesin një nga një bashkë me shpresën”.

Image

Statusi në Facebook i Elona Gjebreas:

Do doja të informoja mbarë opinionin publik, se jam maksimalisht e angazhuar për zgjidhjen e situatës me banorët e Shkozës në lidhje me prishjen e banesave për shkak të ndërtimit të Unazës së Re. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me ta, si përpara fushatës dhe pas saj,  përfshirë këtu edhe ditën e sotme, ku para disa minutash, mbarova takimin me qytetarët.

Dëshiroj të sqaroj, se ne nuk e kemi shfrytëzuar këtë situatë për të kërkuar vota apo mbështetje tjetër nga ata. Por, si deputete e zonës, jam në mbështetje të tyre për zgjidhje të problemeve dhe jo shfrytëzime për qëllime partiake. Këtë nuk do ta bëj kurrë.

Një grup ndërinstitucional, u krijua me porosi të Kryeministrit dhe me pjesëmarrje të Kryetari të Bashkisë, z. Erion Veliaj. Po bëjmë më të mirën, që qytetarët të sqarohen dhe t’ju ofrohen mundësi mbështetje në rastin e banesave pa legalizim dhe leje ndërtimi. Përfaqësia e ngritur nga banorët që preken nga ky projekt, do të informohen hap pas hapi për vijueshmërinë e këtij procesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco