Akademia e Shkencave, Vasili për Ramën: Ka kuptuar vetëm se do ti rrëmbejë godinën

Akademia e Shkencave, Vasili për Ramën: Ka kuptuar vetëm se do ti rrëmbejë godinën

10:49, 04/09/2017
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas postimit të mëngjesit nga Edi Rama i cili kërcënonte Akademinë e Shkëncave se nëse nuk do të ketë reformë, jo vetëm që nuk do jepte asnjë lek nga buxheti, por do i merrte edhe godinën.

Sipas Vasilit, në gjithë këtë debat të hapur për këtë reformë, kryeministri Rama ka kuptuar vetëm faktin se duhet t’i rrëmbejë godinën akademisë.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili:

Shkollëpakti flet për godinën e Akademisë së Shkencave

Akademia e Shkencave ka nevojë të transformojë rrënjësisht raportin e saj me shoqërinë dhe vendin. Edhe menaxhimi i saj i brendshëm duhet të ndryshojë.

Akademia dhe akademikët duhet të jenë pjesë e vyer e debatit publik multivalencial, por ata i kanë munguar këtij debati, ndaj edhe ai është shpesh shumë i varfër dhe domen i profanëve të paskrupuj.

Raporti i akademisë me shkencëtarët e rinj të talentuar, që formohen në Shqipëri dhe jashtë saj dhe me kërkimin shkencor në tërësi, është i ngurtë dhe joinspirues.

Këto janë çështje madhore, që duan përgjigje, e që edhe ne i duam këto përgjigje.

Një tjetër Akademi Shkencash i duhet vendit. Zgjedhjet brenda saj, që riciklojnë problemet e vjetra dhe nuk na i japin këto përgjigje, përse duhen?

Nga i gjithë ky debat i madh konceptual dhe parimor kryeministri ynë shkollëpak ka kuptuar vetëm që duhet t'i rrëmbejë godinën dhe të mos i japë më ca lekurina Akademisë.

Aq di, kot t'i kërkojmë më shumë atij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco