'Në mënyrë masive, me para të dyshimta u bë shitblerja e votës nga mazhoranca' - Raporti i plotë i ministrave teknikë

'Në mënyrë masive, me para të dyshimta u bë shitblerja e votës nga mazhoranca' - Raporti i plotë i ministrave teknikë

09:57, 18/08/2017
A+ Aa A-

“Janë angazhuar në mënyrë masive, burime të dyshimta financiare në shitblerjen e votës nga subjekte të mazhorancës ose persona të lidhur me këto subjekte, e raportuar kjo nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme...”

Kështu thuhet shprehimisht në raportin e publikuar nga ministrat teknikë të PD-së që monitoruan zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri në kuadrin e një njesi Task Force ngritur sipas marrëveshjes rama-Basha në fund të majit.

Në raport flitet për vështirësitë që ndeshi Tas Force në kryerjen e misionit të saj: Task Force e ngritur më 5 qershor 2017 kishte në dispozicion vetëm 20 ditë kohë për realizimin e monitorimit dhe koha e shkurtër pamundësoi një monitorim efektiv duke penguar në këtë mënyrë, parandalimin e abuzimeve me pushtetin dhe pasojave të tjera negative në zgjedhje.

Gjithashtu, taska Force nuk iu vunë në dispozicion mjtet e nevojshme financiare apo logjistike për të kryer një proces real monitorimi. Të gjitha këto  shkaqe e bënë të vështirë deri ën pamundësi, përmbushjen e misionit të ngarkuar.

Në mbledhjene  Task Force nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje, ministrat e mazhorancës anëtarë të Task Force. Nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesi i Prokurorisë dhe KQZ në cilësinë e subjekteve të ftuara.

Raporti i plote i ministrave teknike

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco