‘Po eurot e drogës në b... do i fusin’ - Iriqi bisedon me Aleksandër Frangaj

‘Po eurot e drogës në b... do i fusin’ - Iriqi bisedon me Aleksandër Frangaj

14:10, 24/05/2017
A+ Aa A-

Iriqi: Para dy ditësh u miratua një ligj që televizionet t'i transmetojnë falas reklamat e partive për fushatë.

Frangaj: Iriq a si ta thonë emrin,mos më çaj trapllikun mua me kësi gomarllëqesh. Atë ligj politika ta zejë e ta pijë si çaj para e pas buke.

Iriqi: Pra nuk do e zbatoni?

Frangaj: Do e zbatojmë,por të derdhin paret në fillim. Ne nuk u japim faturë dhe quhet falas. Pra të gjithë dalin ok..

Iriqi: Mbase ata i duan vërtet falas.

Frangaj: Atëherë të hipin këtu dhe të shohin trapin e Tualetit. Ti pandeh se Rama u bë kryeministër se ishte shumë i zoti,apo i rënë nga qielli. Një bojaxhi që kishte të atin me post dikur. Se të kishte ndonjë baba mekanik diku, ky Edi Rama i sotëm do ishte nga ata që mbledhin kanoçe nëpër kazanë plehrash ose fati t tij i madh në se ndonjë polici private e vishte nga që është i gjatë. E sot do e ndeshje tek priste biletat në Teatrin Kombëtar a në Opera. Kaq do ishte karriera e tij natyrale. Por na u qep ne të medias dhe bej një shkrim këtu, një skicë atje, i tha Blushi Nanos bëje ministër e ja e sollëm në krye. Tani e di se erdhi vetë e po na kërcënon. Por ne nuk e rrëzojmë me çadër. E rrëzojmë duke ia shpifur.

Iriqi: Si?

Frangaj: Po ja, nga mëngjesi në darkë nxjerrim foton lakuriq të plazhit, pastaj sharjet kundër Metës, më pas dashurinë me Koçon, premtimet e pambajtura, koncesionet pa fund, drogën sheshit dhe kaq duhet. Se ai është nga soji i lepurëve. Vrapon edhe ditën nga frika,pa le natën që nuk ka Ferrari ta kapë.

Iriqi: Po pse e ndërrmori këtë ligj?

Frangaj: Se kursen paret e veta. Po eurot e drogës ai nuk ka ku i fsheh. Se në bythë nuk i fut dot. T'i nxjerre dhe t'i japë nxit ekonomisë se po nuk fitoi 71 deputetë ta bëjë gati qysh tani dhomën te 313. Nuk e nxë se është i gjatë,por pa merak se do e palosin kur ta vejnë në krevat.

Iriqi: E në se ju detyron?

Frangaj: E kemi të zgjidhur dhe atë. Do japim reklamat falas dhe do u vëmë çmim lajmeve. Njësoj si ai në pazar që iu duk shtrenjtë brekët e lirë fustani. Që këshilloi shitësin: "Uli brekët e ngri fustanin!" Kështu dhe ne. Do e lemë pa transmetim në lajme e ai si ai peshku kur e kap dhe e le në rërë, e ke parë si tundet. Kështu do dridhet trimi Edvin.

Iriqi: Mbase nxjerr ligj edhe për lajme falas.

Frangaj: Atëherë do i kërkojmë para popullit.

Iriqi: Popullit?

Frangaj: Po. Do i themi na jepni lekë që mos ua nxjerrim asnjë sekondë surratin e asnjë politikani. Kaq duhet e ka mundësi të na paguajnë që për vite e vite televizionet mos ua nxjerrin kurrë portretet e këtyre oligarkëve

Iriqi: Hahaha, oligarkë këta. Po ti çfarë je?

Frangaj: Oligark, por që paguaj ndonjë lekë në shtet. Jo si trapat e kuvendit që mbajnë orë dhjetëmijë euro, makina luksi, shkollojnë fëmijët në Angli e mjekohen jashtë me lekët e popullit. Unë jam si Trumpi. Privat e po gjeta shteg ligjor mos paguaj taksa e bëj se për të fituar punoj.

Iriqi: Si mendon se dalin zgjedhjet më 25 qershor?

Frangaj: Di që PS do na çajë trapin me thirrjen e vjetër hap kutitë ose largohu.

Iriqi: Të largohet Rama i bije se ai është kryeministër.

Frangaj: Jo, jo. Të ikë Zguri i KQZ-së. Se do e hajë qafën e patës e nuk do dijë ku ta lejë përgjegjësinë. Mbase ia faturon dhe Ruçit. Do e quajë injorant e sharlatan. Se me Braçen nuk ia mban. Gërthet shumë e të çan timpanin.

Iriqi: Ti për kë do votosh?

Frangaj: Pse popull jam unë që votoj? Unë diktoj kush do fitojë. Ik tani se kam pune, nuk kam kohe te merrem me ty gjëmbaç!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco