Basha i qartë! Po ua them nga Uashingtoni e pas takimeve: Zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë

Basha i qartë! Po ua them nga Uashingtoni e pas takimeve: Zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë

18:52, 24/03/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së që prej disa ditësh ndodhet për një vizitë në SHBA e ka bërë të qartë faktin se me Edi Ramën nuk do të ketë zgjedhje. Nga studio e Zërit të Amerikës për 20 minuta, kreu i PD-së është shprehur i qartë dhe kategorik se zgjedhje me këtë qeveri nuk do të ketë.

“Nëse duan të bëjnë zgjedhje fasadë ne do i bllokojmë – është shprehur Basha duke theksuar faktin se – kemi marrë mbështetje për kauzën e drejtë të protestuesve”.

“Qëndrimi i PD dhe opozitës është shprehur. PD, opozita dhe shumica e qytetarëve e kanë marrë vendimin që në datën 18 shkurt.

Ndodhem në SHBA me ftesë të krerëve Republikanë dhe jam takuar me krerë të komisioneve të ndryshme këtu.

Kam marrë mbështetje nga të gjithë bashkëbiseduesit, për kauzën e lirë të zgjedhjeve të drejta dhe të ndershme”, është shprehur Basha.

Më pas ai është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.

“Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën. Nëse ka përpjekje për zgjedhje fasadë ne do ti ndalojmë. Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë”, është shprehur Basha.

Më pas Basha ka folur edhe për Reformën në Drejtësi.

“Partia Demokratike ka votuar, ka iniciuar ndryshimet kushtetuese që standardet të jenë Europianë, e jo të Rroshit, Prengës, Ndokës, etj.

Ne e fituam këtë betejë. 7 ligjet e reja për Reformën në Drejtësi që duhej të kalonin me konsensus nuk u kaluan.

Amerikanët për ligjin e SPAK e  detyruan mazhorancën dhe këtë ligj e votuam me konsensus.

Ligjet e tjera nuk kanë kaluar me konsensusin e opozitës sepse Edi Rama donte të mënjanonte opozitën dhe të kapte drejtësinë.

Edhe sikur sot opozita të ndodhet në Kuvend, ligji për Vettingun nuk do të zbatohej sepse ata kanë futur duart aty”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha për Zërin e Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco