Basha: Sa herë Rama futet në panik, ulet e darkon me banditët. Veting me Roshin e Prengën nuk ka!

Basha: Sa herë Rama futet në panik, ulet e darkon me banditët. Veting me Roshin e Prengën nuk ka!

11:32, 26/02/2017
A+ Aa A-

Ka filluar në orën 11:00 në çadrën e protestuesve përpara Kryeministrisë, bashkëbisedimi i kreut të opozitës, Lulzim Bashës me artistët: Basha tha se Rama "fatin e tij e ka lidhur tashmë jo me shumicën dërrmuese po me një grusht kriminelësh dhe zuzarësh....Veting me Elvis Roshin, me Armando Prengën nuk ka!" theksoi ai. 

NGA FJALA E BASHES:

"Ju përshëndes nga zemra të gjithë ju dhe ata dhjetëra mijë qytetarë që janë pjesë e kësja proteste të pashoqe në historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit. 9 ditë e 9 net pa ndalim për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kemi në mesin tonë sërish sot ajkën e kombit, përfaqësues të historisë dhe kulturës shqiptare. Jo më kot në këtë sheshin e lirisë, krahë për krahë me protestuesit dhe PD dhe partitë e tjera të opozitës janë njerëzit e vërtetë të elitës së kombit, artistë, sportistë, njerëz të lirë të medias së kapur. Këta janë ata që  me shqiptarët i bashkon kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si një kundërvënie ndaj pakicës që keni përballë.

Pakica në këto moment nga paniku dhe tmerri e gjen ngushëllimin e saj tek bandat dhe banditët. Sa herë Edi Rama futet në panik ulet e takon e darkon me banditët që ka sjellë në parlament, në krye të shoqërisë. Forca e tij janë banditët, llumi i shoqërisë, forca jonë janë intelektualët, rinia, sportistët, artistët, rinia studentore që vazhdon të jetë ditë e natë pjesë e forcës së këtij bashkimi popullor. Kjo është beteja e vërtetë. Nga njera anë shumica dërrmuese e shqiptarëve, të djathtë e të majtë dhe të shpunësuar, subjekte të një pushteti arrogant dhe të pashpirt, që nuk kërkojnë lëmoshë por mundësinë për punë të ndershme që i mohohet nga një pakicë që shkel ditë për ditë Kushtetutën, ligjin.

Pse e shkel ligjin Edi Rama për të mbajtur Elvis Roshin në pushtet kundër ligjit? Pse investohet ai për të mbajtur një të dënuar për përdhunim në krye të bashkisë Kavajë? Sepse fatin e tij e ka lidhur tashmë jo me shumicën dërrmuese po me një grusht kriminelësh dhe zuzarësh.” 

Dje provokatorët e Edi Ramës goditën liderin e AK-së.  Ai mori atë që meritonte dhe unë dua të përshëndes ata që nuk lejuan që provokatori të largohej pa iu prekur qimja e kokës. E përsëris edhe njëherë thirrjen: Mos provoko popullin, përndryshe pasojat e provokimeve do të jenë mbi ju!

Një grusht provokatorësh të PS-së u munduan edhe të sabotojnë aktin fisnik e sublim të grevistëve të Zharrëzës . Ju kërkoj edhe njëherë mediave të mos i sabotojnë dhe Edi Ramës të ndalë brengat e banorëve të Zharrëzës. U bëj thirrje grevistëve se  ata kanë mbështetjen tonë të fuqishme , mbështeje jo për t’i përdorur politikisht.

Dua ta mbyll këtë fjalë duke garantuar gjithë komunitetin e kulturës dhe artit se republiaka e re do ta ketë nder të krenohet me prodhimin tuaj, kontributin tuaj kulturor e artistik jo për fasada dhe nuk do të lejojë që asnjë të mos mbetet pa u vlerësuar për kontributin që jep për shpirtin kombëtar, për artin shqiptar dhe do të bëjmë anulim të të gjithë tenderave korruptive për fasada në sofrën ku ulen të gjithë ata që shpërdorojnë paratë e shqiptarë. Faleminderit për këtë qëndresë. Ora e fitores po afron!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco