Grabitën Shkodrën bashkë, Benet Beci vijon sistemimin e njerëzve të Bashës në poste bashkiake - Altin Shabaj emërohet drejtor pastrimi

Grabitën Shkodrën bashkë, Benet Beci vijon sistemimin e njerëzve të Bashës në poste bashkiake - Altin Shabaj emërohet drejtor pastrimi

11:56, 26/04/2024
A+ Aa A-

Bashkëqeverisja mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës vijon edhe në nivel lokal. 

Pasi bashkëpunuan për të dëmtuar Partinë Demokrarike me përçarje, bashkëpunuan me bandat kriminale për të garbitur bashkinë Shkodër, numëruan bashkë votat e vjedhura, shërbëtorët e Lulzim Bashës në Shkodër kanë filluar të shpërblehen nga Benet Beci.

Së fundi, Altin Shabaj, ish-Administratori Njësisë Administrative Postribë, anëtar i Kryesise së vulës së grabitur të Lul Bashës në Shkodër, fillon punë drejtor pastrimi tek Drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Puneve Publike e Altin Salihit. Salihi ka punuar gjatë fushatës së 14-majit për Lulzim Bashë , fushata e grabitjes së bashkisë Shkodër për llogari të Edi Ramës.

Kështu, Benet Beci e ka firmos emërimin e tij drejtor pastrimi në bashkinë Shkodër. 

Salihi është mbajtur në postin e drejtorit të përgjithshëm pikërisht si shpërblim për detyrën që ka kryer në tradhimin e demokratëve të Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco