Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

'Sa më pëlqeu manifestimi i rinisë kundër idiotëve që shkatërruan dijen'

'Sa më pëlqeu manifestimi i rinisë kundër idiotëve që shkatërruan dijen'

09:10, 23/02/2017
A+ Aa A-

Anullim i ligjit për arsim gjoja të lartë! Punësim sipas profilit për studentët që diplomohen!

Sa më pëlqeu ky manifestim i rinisë studentore dhe i gjimnazeve kundër ligjit të arësimit të lartë dhe kundër të gjithë maskarenjve dhe idiotëve që me të, kanë shkatërruar dijen dhe kulturën për rininë e gjorë shqiptare!

Tre vjet, çdo sekondë e jetës profesionale, luftë dhemb për dhemb me poshtërsitë që ai ka prodhuar dhe prodhon!

Si tha Lulzim Basha? Do ta anulloj që në orën e parë që të jem në postin e kryeministrit! Ashtu bëja po të erdhi rasti! Por, jo orën e parë, sekondën e parë!

Asnjë student nuk kam parë të gëzuar nga dega ku e kanë hedhur, nga papunësia ku i lënë, nga kriteret e marrjes në punë me parà, me lekë bakshish ose me mik ose teserë partie, nga kushtet e mësimit si në shekullin 19 -të!

Po e mbajmë shënim! Ka ikur koha kur shqiptarëve mund t'u premtohej dielli dhe hëna dhe pastaj pas votimit u jepet një lugë supë e holluar me ujë deti!/Artan Fuga

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco