Fuga: Opozita s'ka përgjegjësi, infrastruktura e votimit është çështje e shtetit

Fuga: Opozita s'ka përgjegjësi, infrastruktura e votimit është çështje e shtetit

08:10, 24/01/2017
A+ Aa A-

Akademiku Artan Fuga jep opinionin e tij lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve të qershorit dhe klimën politike të krijuar së fundmi për shkak të kërkesës së opozitës për përdorimin e elektronikës.

Z. Fuga, Kryeministri Rama e quan alibi për humbjen, kërkesën e opozitës për votimin elektronik, ju si e gjykoni?

Unë nuk besoj se e di njeri rezultatin e zgjedhjeve që përpara se ai të dalë. Vetëm Zoti e Di! Pra, të thuash se e di që opozita do të humbasë zgjedhjet prandaj krijon alibira, nuk i shërben asaj që të besohet se zgjedhjet do të jenë të ndershme. Kush mund ta dijë përpara rezultatin e zgjedhjeve, përpara se të dalin ato?! Aq më pak, gjithkush që mund ta ketë pësuar nga ky kompozim i komisionit të votimit ka më pak arsye se çdo njeri tjetër që të thotë se mënyra si organizohet te ne procesi I votimit është e besueshme…

Si e shikoni kërkesën e opozitës për votimin elektronik 4 muaj para zgjedhjeve ndërkohë që prej një kohe të gjatë ajo nuk ka dhënë propozimet e saj në Komisionet e Reformës?

Nuk shikoj asnjë përgjegjësi tek opozita. Infrastruktura e votimit është çështje e shtetit", tha Fuga për  Panorama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco