Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

“Pasi doli kundër Trump, Edi Rama bën një tjetër gabim. Dikush i mban shënim në Uashington”

“Pasi doli kundër Trump, Edi Rama bën një tjetër gabim. Dikush i mban shënim në Uashington”

16:51, 22/01/2017
A+ Aa A-

Donald Trump tashmë është President i SHBA, shtetit më të fuqishëm të botës. Të gjithë e urojnë, të gjithë zbatojnë protokollin shtetëror të urimit, të gjithë e duan nga respekti, frika apo interesi. Nga Shqipëria akoma nuk kemi asnjë telegram apo letër urimi nga ana e kryeministrit Rama apo Qeverisë në drejtim të Shtëpisë së Bardhë. 

Edi Rama duhet të dalë mbi ndjenjën e inferioritetit në raport me çka deklaruar kundër Donald Trump kur ishte kandidat për president. Në të vertetë ishin deklarata të kërkuara nga administrata Obama dhe Hillary Clinton, ishin më të pa duhurat, paksa fyese dhe jashtë interesit të Shqipërisë. Por tashmë ato janë bërë. Nuk kemi ç’të bëjmë, pavarësisht se ishte shumë gabim dhe një veprim alogjik të futesh në një fushatë presidenciale amerikane, aq me tepër të dalësh në CNN kundër Trump.

Kryeministri Rama bën një gabim tjetër që nuk uron publikisht ardhjen e Donald Trump, Presidentit të SHBA. Përveç si veprim protokollar do të ishte dhe një gjest falje ndaj atyre çka thënë nëpër mediat botërore kundër tij. Falja përherë vlërësohet kur është e sinqertë. Ndërsa kur nuk kërkohet falja dhe vazhdohet në rrugën e injorimit të fjalëve të thëna, dikush nuk harron në Uashington, por mban shënim!

Vizita e Ilir Metës në Uashington, pjesmarrja e tij në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump, takimet e tij me nivelit me të larta të Senatit Amerikan, ku u prit nga Presidenti i Senatit dhe drejtues të Kongresit Amerikan; në një farë mënyre është një autokritikë edhe për Edi Ramën. Por Ilir Meta nuk ishte atje si fajtor, nuk shkoi duke kërkuar falje për Edi Ramën, por vizitoi Uashingtonin si politikan me karrierë 25 vjeçare, i cili ka qenë dhe mbetet mik i raporteve të mira SHBA-Shqipëri. Shqiptarët mbi 96 përqind janë pro amerikanë. Ndaj në emër të tyre duhet Edi Rama të nis mesazh publik urimi në drejtim të Presidentit Trump. Dhe në emër të faljes për çfarë ka thënë kundër tij.

Donald Trump nuk është Zeusi, por Presidenti i Amerikës. SHBA-të drejtojnë Botën, pra mbeten “Zeusi”.

*Nga Spiten Prulli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco