Tahiri e përmend në Kuvend, përgjigjet Shkëlzen Berisha: Mos merr më para për çdo bimë kanabis

Tahiri e përmend në Kuvend, përgjigjet Shkëlzen Berisha: Mos merr më para për çdo bimë kanabis

15:04, 13/10/2016
A+ Aa A-

“Pse nuk flisni për djalin e Sali Berishës, sa herë ka shkuar ai në prokurori?”- iu drejtua ministri Brendshëm Saimir Tahiri në sallën e Kuvendit, fiks 5 minuta pasi e kishte nisur fjalimin e tij me fjalët “unë refuzoj të përmend familjarët tuaj në këtë foltore”.

Por si vesi që del me shpirtin, Tahiri nuk i rëzistoi dot te vetmes degë ku ai beson se kapet, por që gjithmonë si përfundim i gris xhepat ku që prej ditës që është ulur në postin e ministrit hyjnë paret gjobave ndaj biznesmenëve, ndërsa sot e gjithë ditën ato të kultivimit të hashashit anembanë Shqipërisë, veçse në Lazarat.

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i djalit të ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Juristi Berisha duke iu referuar sëpari propozimit të Tahirit që ftoi opozitën të bashkëpunojë për të gjetur një zgjidhje për situatën e dalë jashtë kontrollit nga kultivimi i hashashtit i sugjeroi atij se “Mediat ndërkombëtare e quajnë trafikant droge por Saje qorri u qan hallin atyre që mbjellin kanabis. Nëse e ka sinqerisht duhet më së paku të mos u marrë lekët e t'u behet pjesë për cdo bimë që mbjellin”.

Ndërkohë sa i takon pyetjes së Tahirit sesa herë Shkëlzen Berisha ka shkuar në Prokurori, por pa e specifikuar se për çfarë duhet ai ta bënte një gjë të tillë, përgjigja e Shkëlzen Berishës është kjo: “Le të vazhdoje të tjerrë rrena, por më pare të zbatoje vendimin e gjykatës e të paguajë gjobën për shpifje. Ështe i vetmi ministër në Europë që nuk zbaton vendimin e gjykatës. Aq më tepër tani që ka shitur dhe audin tek "hallexhinjtë" e drogës”

Postimi i plotë i Shkëlzen Berishës,

Mediat nderkombetare e quajne trafikant droge por Saje qorri u qan hallin atyre qe mbjellin kanabis.

Nese e ka sinqerisht duhet me se paku te mos u marre leket e t'u behet pjese per cdo bime qe mbjellin.

Le te vazhdoje te tjerre rrena, por me pare te zbatoje vendimin e gjykates e te paguaje gjoben per shpifje. Eshte i vetmi minister ne Europe qe nuk zbaton vendimin e gjykates. Aq me teper tani qe ka shitur dhe audin tek "hallexhinjte" e droges.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco