Këshilltari i Ramës, fitime kolosale, kompani me vetëm një person

Këshilltari i Ramës, fitime kolosale, kompani me vetëm një person

21:36, 17/03/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri kroat, socialidemokrati, Zoran Milanovic ishte objekt i medias kroate për fitimet kolosale me një firmë konsultimi, të cilën e ka hapur pasi ka lënë postin e kryeministrit. “Fitimet kolosale mesa duket janë shpjegimi përse nuk ka ndërmend ti kthehet më politikës” shkruan media kroate.

Sipas shkrimit të medias kroate Poslovni Dnevnik të datës 17 mars 2018, thuhet se shpenzimet e personelit të firmës së tij për vitin 2017 ishin vetëm paga dhe asgje tjetër. Sipas raportit financiar të vitit 2017, shërbimet e konsulencës i kanë lejuar ish-kryeministrit kroat të grumbullojë 625.445 kuna ose rreth 85 mijë euro. Dhe fitimi neto ka qenë 459.749 kuna ose rreth 62 mijë euro.

Në 2017, kompania kishte vetëm një punonjës kurse në 2016 nuk kishte regjistruar asnjë punonjës.

“Gjatë 2017 ish-kryeministri kroat ka deklaruar se kishte vetëm një klient. Nga ana tjetër Ai kishte bërë publik faktin se ishte këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, gjë që u konfirmua edhe nga Rama më vonë” shkruan media kroate.

Media përfundon duke shkruar se “përveç Ramës mbetet ende e panjohur se çfarë konsultimesh ka kryer ish kryeministrin kroat gjatë 2017”.

Mbetet që në Shqipëri, KLSH, opozita dhe media investigative të sqarojnë se çfarë këshillash ka marrë Rama nga ish-kryeministri kroat dhe çfarë shume ka paguar e në çfarë mënyre. Për më tepër që edhe në Kroaci mesa duket ekziston dyshimi që një fitim kaq i madh të jetë realizuar nga një zyrë konsultimi me vetëm 1 person, dhe i vetmi person i deklaruar për 2017 ka qënë Edi Rama.

https://www.usnews.com/news/world/articles/2018-03-16/bosnian-serb-leader-calls-for-peaceful-change-of-balkan-borders

syri.net/ 17 mars 2018

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco