Nga deklarata e përgatitur deri tek ‘lotët e krokodilit’! Ja momenti i dorëheqjes së këshilltares së LSI

Nga deklarata e përgatitur deri tek ‘lotët e krokodilit’! Ja momenti i dorëheqjes së këshilltares së LSI

17:28, 17/03/2018
A+ Aa A-

4 këshilltarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në një konferencë të njoftuar për mediat dhanë dorëheqjen për të bërë zyrtar kalimin në Partinë Socialiste.

Konferenca vonoi mbi 1 orë, raporton Fax News nga Vlora, dhe gjatë “pauzës” e pritjes, ajo që u pa mes këshilltarëve të LSI-së dhe drejtuesve të PS-së, ishte një situatë e çuditshme.

Me diskutime e deri tek lotët e një prej këshilltareve të LSI-së.

Fillimisht ishte kryetari i Partisë Socialiste Vlorë, Anduel Tahiraj që u pa të diskutonte me Ramona Jahon, e diskutimi ishte lidhur me personin që do të lexonte deklaratën para mediave.

MOMENTI KUR KRYETARI I PS DISKUTON ME JAHON:

Jaho fillimisht nuk pranoi të ishte ajo që do të lexonte deklaratën para mediave, ndërsa duket se pas diskutimit kryetari i PS-së, e bindi.

E ishte pikërisht Jaho ajo që doli para mediave.

Por pse Jaho nuk donte ta lexonte deklaratën e largimit drejt Partisë Socialiste?

Nga ana tjetër, Artemida Lucaj, këshilltarja tjetër që kaloi në Partinë Socialiste, u pa e përlotur në sallën e Konferencave.

Largimi nga radhët e LSI-së duket se i dhembi, por nëse do të ishte kështu, kush ishin arsyet që e detyruan të shkonte drejt PS-së?

Arsyeja nuk dihet, por ka qenë kryetarja e këshillit bashkiak Vojzava Shkurti, ajo që i ka qëndruar pranë.

Së fundmi, deklarata me akuza drejtuar PD dhe LSI, ku përfshihej përmendja e investitorëve rus, si dhe me arsyet e tyre të largimit, shkoi e përgatitur.

Deklarata që Jaho, njëra nga këshilltaret që braktisi LSI-në  lexoi para mediave erdhi e parapërgatitur dhe kësaj të fundit iu dha e gatshme.

Ishte drejtori i postës Shqiptare Dega Vlorë, Vullnet Bilbilaj ai që kishte përgatitur deklaratën dhe ia serviri të gatshme këshilltares për t’a lexuar.

DREJTORI I POSTES I JEP KESHILLTARES DEKLARATEN GATI:

Një tjetër detaj interesant gjatë konferencës ku  këshilltarët njoftuan kalimin ishte fakti se përveç 3 këshilltarëve, në sallë ndodheshin eksponentë të lartë të PS-së në Vlorë.

Nuk dihet ende roli i tyre, nëse kanë qenë aty për t’i mbështetur, instruktuar apo për të ushtruar presion mbi ta?

Kjo mbetet për t’u parë ditët në vijim… /Faxnews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

liu17/03/2018 19:20

Popull pa dinjitet.Lum si ata qe u bene anetare te disa partive ne kete kohe,njerez pa din e pa iman shkojne ku ndjejne eren e parase.Disa e bejne dhe per vendin e punes ,mire thone s,ka demokraci ne nje vend te varfer ekonomikisht.

Alb017/03/2018 18:44

Eshte afer mendsh qe LSI si parti interesi nuk mund te rroje pa pshtet,ajo eshte gati te fleje me kedo vetem te marre nje cope pushteti.Sa kohe qe PD e lidh shpresen qe te vije ne pushtet permes langove te LSI ne Shqiperi nuk do te kete opozite reale dhe sundimtar ne pushtet do te jete Rama . PD duhet te riorganizohet ,ky riorgsnizim eshte iminent,sa kohe LULI vazhdon kreyeatar i PD ,nuk ka asnje shans per PD te vije ne pushtet. Ajo si parti po tkurret cdo dite njerzite qe suportonin PD historikisht ndihen te braktisur ndaj dhe ata abstenojne ne votime,cka bene qe forca e votusve te PS te rritet ne perqindje.

toni17/03/2018 18:23

Lsi parti hajdute pa pushtet shoejt do shuhet, pd -ja me lulin eshte per plera

Shto koment

Denonco