Ish deputeti i PDIU-së në Syri.net: Protesta e sotme vetëm fillimi, së shpejti në kryeministri do të ...

Ish deputeti i PDIU-së në Syri.net: Protesta e sotme vetëm fillimi, së shpejti në kryeministri do të ...

18:28, 24/02/2018
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e lajmeve në Syri.net, ishte ish-deputeti i PDIU-së, sot president nderi i kësaj force politike, Tahir Muhedini.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili lidhur me protestën e sotme, Muhedini tha se sot është vetëm fillimi, së shpejti do të ketë protesta edhe para kryeministrisë.

Ndërsa u shpreh i zhgënjyer për sjelljen e deputetëve të PDIU në parlament, të cilët në asnjë moment nuk kanë ngritur shqetësimet e këtij komuniteti.

‘Me protestuam para ambasadës greke dhe para trupit diplomatik, për varrezat greke në Shqipëri dhe për detin.

Jemi të indinjuar me qëndrim që tha presidenti grek. Ne nuk po marrim asnjë informacion. Ne po kthehemi mbrapsht në politikën e jashtme. Nëse nuk na mbron shteti jonë për problemin që kemi ne, vaj medet çfarë ndodh këtu. Ne kemi qenë të tërhequr dhe pak të vrarë moralisht, dhe s’kuptoj qëndrimin e këtyre 3 deputetëve që janë sot në parlament. Ne po shohim se qëndrimi politik i qeverisë nuk po shkon për mirë.

Deputetët e PDIU-së, nuk ishin në protestë. 3 deputetë e PDIU-së është mirë që çfarë mendimi të kenë, ose të paraqiten si deputetë të PDIU-së, ose të thonë jemi me këtë forcë, sepse mandatet i kanë marrë nga PDIU. Nekishim dëshirë të merrnim dhe deputetë jo çamë.

Unë nga 3 deputetët njof vetëm Reme Lalën, e cila para fushatës ka qenë shumë emocionuese. Dy të tjerët si njof fare. Edhe neve kemi qenë të larguar, u detyruam të mblidheme për këto çështjet greke. Ne jemi aq të aftë që do ndezim motorrët dhe do vijojmë hap pas hapi protesta edhe më të mëdha, para kryeministrisë para ministrisë së jashtme. Karshi komunitetit çam, politika shqiptare nuk ka bërë asgjë. Në 94, presidenti Berisha, njohu gjenocidin grek ndaj popullsisë çame. Nga 97-2005 kur ishte PS në pushtet nuk u bë asgjë në 2008-n. Në 2008 kur Basha ishte Ministër i Jashtëm u bë një relacion për çamët. Ndërkohë që me këtë që po shohim sot jemi të tradhtuar’, tha Muhedini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku24/02/2018 23:49

Po shyqyr që u bëre i gjallë o Tak Muhedini, se që kur e uzurpoi Partinë, Idrizi ka mendu veç për xhepin e vet duke tradhëtu çështjen e egzistencës të Partisë Çame. Pushteti i ëmbëlsoi tepër deputetët çamë, i bëri miq me "të majtët", miq të shovinistëve grekë. Nën maskën e të majtave greke e shqiptare, EDrama me Cipras tradhëtoi Shqipërinë, njëlloj si dikur "barba" Enveri bëri me aTiton dhe Jugosllavinë."Neo Internacionalizmi" i sotëm sorosian njëlloj si "Internacionalizmi" i djeshëm i barba-llarëve të tyre, mohon atdheun, por vetëm këta shqiptarët, sepse Cipras cipër Ramës sikurse TitoDushanMiladini cipër Enverit, vetëm me ja fut Shqipërisë sa më thellë. Sepse këta të "majtët" tanë, EdverRamëBushatët janë bëqira ndërsa të majtët serbë e grekë janë bëqirsa. Për xhepin e bythën e vet këta shesin Shqipëri me gjithë Çamëri. Prandaj o Tak, hidhe tutje atë Idrizën, merr partinë dhe ktheje në identitet. Atdheu dhe e majta nuk mund të jenë sinonime.

Berisha Krenaria e Kombit24/02/2018 23:28

Ja pra qe ju mbroni xhepat tuaj. Ja pra qe futet plehra ne listat e pdiu. Iku timoshenko (mesila) Dhe vjellte kunder PD. Idrizi nje qyrravec Dhe laper qe tradhetoi idealin tone. Ky idriz gam gami qe na fliste per bashkim Dhe patrotizem e ndersa I mbarste me njerezit me te pshtire te kombit. Komunistet masakruan eliten e kombit o I dhjeri idriz. Vajte me gjakpiresit. Tani mer remen mer mesilen mer Dhe mucen Ti dergoje te semaforet ne Torino.

Shto koment

Denonco