Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Vasili në Syri.net: I vetmi rast që Rama u tregua i sinqertë ishte me Sajmir Tahirin...

Vasili në Syri.net: I vetmi rast që Rama u tregua i sinqertë ishte me Sajmir Tahirin...

18:33, 19/02/2018
A+ Aa A-

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, tha se e vetmja herë që Edi Rama ka qenë i sinqertë me shqiptarët ishte ai i Sajmir Tahirit.

“Ai ua bëri të qartë shqiptarëve se është i inkriminuar dhe morri në mbrojtje Tahirin. Pra i tregoi shqiptarëve se është i inkriminuar dhe se nuk mund të hiqte dorë nga kjo, pasi këtu ishin paratë. Më parë kishte kamuflime, ia hidhte fajin aleatëve. Në fillim ia hidhte fajin Fatos Nanos, pastaj Ilir Metës, së fundmi ua hodhi fajin LSI-së.

Po ne kemi faj dhe e kemi pranuar, që mbajtëm në pushtet Edi Ramën. Në vitin 2007 nëse Edi Rama nuk do të zgjidhej Kryetar Bashkie, sot nuk do të flisnim për Edi Ramën. U bë kryebashkiak dhe Kryeministër falë votave të LSI-së”, tha Vasili.

Sipas kreut të deputetëve të LSI-së, shqiptarët po reagojnë dhe po protestojnë, ka një pakënaqësi shpërthyese, pasi kemi të bëjmë me një qeveri të papërgjegjshme, anti-kombëtare dhe të kriminalizuar.

Vasili tha se alternativa e opozitës është shumë e qartë, të demaskojë përditë këtë qeveri.

“Kjo qeveri nuk kursen njerëzit që janë në kufijtë e mbijetesës, ka prioritet oligarkët dhe jo njerëzit e thjeshtë.

Oligarkët i kemi denoncuar emër për emër, por mekanizimi që mban oligarkët në këmbë është politik”, tha Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco