Basha: Ja çfarë përmbante marrëveshja e 18 majit

Basha: Ja çfarë përmbante marrëveshja e 18 majit

21:20, 15/01/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, në një intervistë me drejtuesin e Tv Zjarr, Ismet drishti, ka folur sërish për marrëveshjen e 18 majit.

Basha gjatë intervistës shpjegoi edhe njëherë se çfarë përmbante marrëveshja e 18 majit mestoj dhe Ramës.

‘18 maji është zbardhur dhe është vetëm investim. Investimi i Edi Ramës është që të bëjë njerëzit të besojnë se 18 maji ishte një marrëveshje kulte, dhe jo një marrëveshje e detyruar. Por kjo marrëveshje u thye, sepse 7 ministrat u penguan të bëjnë punën e tyre që ditën e parë.

Marrëveshja kishte dy marrëveshje, zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe pas zgjedhjeve bashkëpunim, për reformën në drejtësi, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por kjo marrëveshje vdiq’, tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku16/01/2018 08:08

Po përse u deshën të kalonin 7 muaj për të na thënë kaqe gjë? Marrëveshjet bëhen me shkrim o lum miku, bile edhe para noterit, prala volant - skripta manent. Ti je edhe jurist or mik dhe kaqe gjë duhet ta kishe mësuar në atë shkollë në Hollandë. Marrëveshjet me gojë fshehin në vetvehte qëllimin e secilës palë për ti paraqitur sipas interesit, ashtu sikur po veprohet, të paktën nga Rama, aludon edhe për atë pallatin e vjehrrit me Strasburgun. Për kaq pak gjë mund të kishit thirrur edhe mediat, televizionet, mender ambasadorët, nuk kish pse të takoheshit vetëm tu per tu në mesnatë. Ti e njeh mirë EDramën për mashtrues që është, 11 vjet kryekar bashkie dhe 4 vjet kryekministër nuk bëri tjetër veç vjedhjeve e mashtrimeve duke paraqitur të zezën për të bardhë. Prandaj justifikmi që Ti paraqet sot se ta hodhi e të mashtroi nuk bind njeri, veçse kërkon të krijo jë përshtypjen se je shumë i sinqertë dhe i padjallëzuar, deri në budallallëk, deri aty sa të të quajë "djalë i mirë". Këtu qëndron kontroversumi i këtij rasti grotesk, ose je axhami budalla dhe nuk mundet të kryesosh një Parti si PD, ose (varianti i dytë), je edhe ti mashtrues profesionist, por me një difekt, je narçizist, të pëlqen vetja deri aty sa të kujtosh se je mashtrues edhe më i madh se vetë EDrama dhe ja fute me atë marrëveshjen tu per tu. Që je mashtrues, o Lul, e dijnë të gjithë, e panë se me sa pafytyrësi krijove farsën e zgjedhjeve në Parti, më keq se EDrama në PS, ai me dorëheqje pa tërheqje, ti me lojën ngriva shkriva si kalamajtë, ai me kanditat Lakror, ti me kandidat Big Mak. O Lul, ke bërë një mish mash që nuk ka rob që ta gëlltisë, bë mirë të marrësh ato lekët e pallatit "të vjehrrit" dhe kërcitja për Hollandë.

Shto koment

Denonco