Lesi i bën thirrje presidentit: Njofto urgjentisht shërbimet e huaja sekrete, të na gjejnë kryeministrin

Lesi i bën thirrje presidentit: Njofto urgjentisht shërbimet e huaja sekrete, të na gjejnë kryeministrin

13:35, 26/12/2017
A+ Aa A-

Largimi prej gati 10 ditësh i kryeministrit Rama nga vendi dhe “zhdukja” e tij pa asnjë adresë të saktë e ka detyruar botuesin e “Koha Jonë” Nikoll Lesi që nëpërmjet një shkrimi (I firmosur me pseudonimin e tij të preferuar mediatik, Spiten Prulli) të kërkojë ndihmë për gjetjen e kryeministrit Rama.

Sipas Lesit brenda Partisë Socialiste ka plasur një shqetësim i madh, sepse  pasi i dhanë timonin e pushtetit, këto ditë po shohin se nuk kanë më informacione se çfarë po ndodh me “makinën e qeverisë”, timonin dhe as shoferin. Asnjë informacion “për humbjen, pa gjurmë” të kryeministrit Rama, i cili herën e fundit është parë në Njew Jork me disa biznesmenë të diasporës, duket se nuk ka jo vetëm zyra e tij e shtypit, por as vetë Endri Fuga, i cili hedh herë pas here në faqen e shefit ndonjë postim për sukseset e qeverisë.

Në këtë situatë, Lesi i kërkon ndihmë presidentit të vendit Ilir Meta.

“Zoti President Meta! Duhet të kërkoni informacion se të ka humbur kryeministri i vendit, ndaj duhen lajmëruar shërbimet inteligjente partnere për të gjetur kryeministrin tonë. Kryesore mbetet që të na kthehet në Tiranë”, e mbyll shkrimin e tij ironik Nikoll Lesi.

Shkrimi i plotë: Ku është zhdukur kryeministri?

Që nga e hëna e javës së kaluar kryeministri Edi Rama është zhdukur nga aktivitetet publike. Nuk ka asnjë takim qeveritar dhe asnjë axhendë zyrtare të numrit një të qeverisë. Thuhet se ndodhet në SHBA për takime të rëndësishme, por prej 8 ditësh askush nuk jep një adresë të saktë. Edhe zyra e shtypit në Kryeministri duket se i ka humbur “gjurmët” e shefit dhe nuk di të jap një përgjigje se çfarë aktiviteti publik dhe shtetëror po kryen kreu i qeverisë gjatë 8 ditëve që është zhdukur nga ekranet. As Endri Fuga nuk po e gjen dot!

Dalja e tij e fundit në zyrë ishte më 18 dhjetor, ku në një konferencë për mediat pasi u qëllua me çizme nga Monika Kryemadhi, sqaroi zgjedhjen e njëanshme të Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Më pas fluturoi për në Bruksel, ku zhvilloi një takim me kryeministrat e rajonit dhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme Frederica Mogerini. Pas Mogerinit hodhi disa foto në Facebook ku shfaqej në Milano. Prej Italisë fluturoi me urgjencë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është vendosur prej 7 ditësh.

Nga SHBA-ja kryeministri ka publikuar vetëm fotot e një darke pune me disa biznesmenë shqiptaro-amerikanë në datën 21 dhjetor. Që nga ajo ditë nuk ka më asnjë lajm se çfarë po ndodh me kreun e qeverisë. Ministrat thonë se shefi po punon fort për Shqipërinë në SHBA dhe po zhvillon takime të rëndësishme. Në fakt 7 ditë qëndrim në SHBA janë shumë për çdo zyrtar. As Fatos Nano nuk ka ndejtur kaq gjatë jashtë shtetit. Nëse do të ishte vizitë pune, një javë është e mjaftueshme për të takuar gjithë Kongresin e SHBA, gjithë kabinetin qeveritar, bile dhe Presidentin Donald Trump. Deri tani të vetmit që ka takuar janë disa shqiptarë që më shumë kanë punë me Ministrin e Diasporës, Pandeli Majko sesa me Edi Ramën.

Për të larguar dyshimet, shpesh herë në Facebook e Edi Ramës ka postime mbi sukseset e qeverisë. Por njoftimet e hedhura dallohen që janë dora e Endri Fugës. Më shumë se lajme nga aktiviteti i kryeministrit janë përmbledhje dhe reklamë e punëve që ka bërë qeveria gjatë këtij viti. Mungesa më e madhe ndjehet te televizioni “ERTV”. Nga programacioni i ngjeshur me 5-6 daje live në ditë, televizioni personal i kryeministrit ka ulur “qepenat” dhe transmeton ndonjë video të filmuar me dron nga zyra e shtypit e Qeverisë.

Mungesa e Kryeministrit ka shqetësuar socialistët. Pasi i dhanë timonin e pushtetit, këto ditë po shohin se nuk kanë më informacione se çfarë po ndodh me “makinën e qeverisë”, timonin dhe as shoferin. Kryeministrat dhe politikanët kryesorë të vendit edhe pse bëjnë namin me udhëtime dhe pushime, të paktën formalisht gjatë festave të fundvitit qëndrojnë në Shqipëri. Është një lloj reklame që i bëjnë punës së tyre duke zgjedhur të jenë pranë qytetarëve. Por kryeministri Rama këtë herë ka vendosur të shkojë në SHBA dhe të punojë fort për Shqipërinë edhe kur administrata amerikane është me pushimet e Krishtlindjes. Sidomos pas votimit të Shqipërisë kundër SHBA në OKB, administrate amerikane e ka me qejf të madh qeverinë shqiptare!

Zoti President Meta!

Duhet të kërkoni informacion se të ka humbur kryeministri i vendit, ndaj duhen lajmëruar shërbimet intelegjente partnere për të gjetur kryeministrin tonë. Kryesore mbetet që të na kthehet në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Meniku27/12/2017 13:57

Varjanti imë është se "të gjithë ju jeni duke hëngër m....ë.

lushingabarbullushi27/12/2017 12:17

Mos u trembni Burra! Se edhe pse ka ik... ka aktivizu timonin automatik.

Arber27/12/2017 11:31

Besoj se ka lidhje me dy lajme qe qarkullojne ditet e fundit. Lajmi i pare eshte se Xhorxh Soros ka pesuar nje attack kardiak teksa vizitonte Universitetin Europian ne Budapest (financimi i tij) dhe i eshte nenshtruar nje operimi by pass por i kane dhene vetem 30% shanse qe te mbijetoje. Lajmi i dyte akoma me serioz eshte se Xhorxh Soros eshte ne gjendje arresti duke i ndaluar komunikimin. Ndaj Rama pret "Qorrfermanin" se cdo te beje.

Zana27/12/2017 00:50

Dy varjante kam une ,e para do te jete ne ndonje spital rehabilitimi dhe e dyta dhe me bindese do te kete zene kazinot e Atllantik City edhe te Vegasit se mbase fiton ndonje gje fukaraja

Krist26/12/2017 16:44

Lali,Daj Jaku dhe Nebili,e kane gabim.Nikolla edhe mund ta dije,por si trim (lexo frikacak) qe eshte,nuk don me i nxjerre sekretin kryeministrit.Konkretisht,sic e din edhe Lesi,Rama ka shkuar ne New York,bashke me te shoqen.Kjo ka qene,ne fakt aresyesja e ketij udhetimi Misterioz).Ajo,si nje nga pronaret e bankes qe drejton ne Tirane,po ben bilencin e fund-vitit (sic bejne te gjitha bankat e rregullta),duke rakorduar (pra sic e themi ne ne shqip,duke i "kopsitur"problemet qe mund te dalin),ne bankierin (shqiptaro-amerikanin) amerikan,ndersa kryeministri,po pret me qetesi e dashuri,deri sa e shoqja te mbaroje "pune",duke e kaluar kohen "sallhore" si qylaxhi qe eshte,me disa "bisnesmene",qe nuk kane asnje bisnes me shqiperine.

Lali26/12/2017 15:35

Bravo shoku Nicolas di lesi. Thuaji leprit te njoftoje ujkun qe te gjeje cakallin. Shikoni dhelprat qe po bejne kerdine.... O palaco mos bej humour se ke qene, je dhe do mbetesh pjese e se keqes shqiptare....

Daj Jaku26/12/2017 14:54

Mos u kasavetni bre burra se kur mungon traineri/piloti vëndin e tij e plitëson akoma më mirë kapiteni i skuadrës/koopiloti qeni bulldog Gramos Ruçi.

Nebil26/12/2017 14:24

Nikolle, germo geremo se do te gjesh Kryeministrin e ngordhur nga overdose!

Shto koment

Denonco