Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Katër persona mbi makinë në mes të ujit, Rama publikon pamjet si u shpëtuan

Katër persona mbi makinë në mes të ujit, Rama publikon pamjet si u shpëtuan

08:39, 03/12/2017
A+ Aa A-

Në një video të publikuar sot nga Kryeministri Edi Rama shfaqen katër persona të mbetur me makinën e tyre në mes të ujrave të lumit, të cilët janë detyruar të hipin mbi mjet për të mos u mbytur. Forcat e shpëtimit janë afruar tek ata dhe i kanë mbartuar edhe mbi shpinë për t'i nxjerrë në tokë.

"Mirëmëngjes, - shkruan Rama duke komentuar videon, -dhe me pamjet mbresëlënëse të këtij operacioni shpëtimi të tre bashkëqytetarëve në rrezik jete, duke u përulur me respekt të thellë ndaj forcave të kërkim - shpëtimit, të cilat kanë operuar 48 orë papushim duke nxjerrë 1594 persona nga kushtet e kërcënimit të jetës, uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e për të gjithë ju të jetë një e dielë sa më e qetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco