50 kg drogë e tharë në banesën e kushërinjve të deputetit socialist. PD: Policia e fsheh

50 kg drogë e tharë në banesën e kushërinjve të deputetit socialist. PD: Policia e fsheh

19:47, 07/10/2016
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka denoncuar faktin se gjatë ditës së sotme janë gjetur 50 kilogramë kanabis sativa i tharë në banesën e deputetit socialist.

“Edhe sot që raporti i monitorimit ajror tregon pesëfishim të sipërfaqes së drogës, Saimir Tahiri është sërish në shërbim të trafikantëve.

Tahiri po mundohet të mbajë të fshehur një ngjarje që ka ndodhur pasdite, në mënyrë që të lehtësojë rrethanat e kushërinjve të deputetit Xhemal Qefalia në banesën e të cilëve është gjendur 50 kg kanabis sativa e tharë.

Droga është kapur pikërisht në Priskë të Zall Herrit, ku ata kanë banesën. I ndaluari është Haxhi Qefalia, por Tahiri ka bllokuar daljen e informacionet dhe po bëhen të gjitha ndërhyrjet për ta nxjerrë të afërmin e deputetit.

Partia Demokratike e dënon ashpër këtë shërbim kriminal të urdhëruar nga Saimir Tahiri.

I kërkojmë policisë të bëjë transparencë të menjëhershme për ngjarjen.

Partia Demokratike e nxit prokurorinë të hetojë rastin dhe të ndalojë ndërhyrjet politike e presionet e Saimir Tahirit në këtë çështje”, thuhet në deklaratën e bërë nga PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco