Lukaku qëndron edhe një vit në Serie A, gati transferimi te gjigandët italianë

Lukaku qëndron edhe një vit në Serie A, gati transferimi te gjigandët italianë

13:01, 06/05/2024

 

Sulmuesi belg Romelu Lukaku është gati të vijojë aventurën e tij në Serie A edhe vitin e ardhshëm. 30-vjeçari, që aktualisht luan i huazuar te Roma, pritet të transferohet te rivalët e Napoli sezonin tjetër.

Presidenti Aurelio de Laurentiis është gati të investojë 30-35 milionë euro për sulmuesin belg, në pronësi të Chelsea, duke i ofruar një kontratë 3-vjeçare. Për të qëndruar në Itali, sulmuesi do të pranojë edhe një ulje të rrogës së tij.

Kjo do të vijë për shkak se Lukaku nuk ka shumë mundësi për të zgjedhur, pasi te Chelsea nuk e duan më. Ndoshta Arabia mund ta kënaqë ekonomikisht, por të luajë edhe për 2-3 sezone në Europë është një mundësi e mirë për belgun.

Lukaku do të zërë vendin e Viktor Osimhen, që mund të shkojë edhe te Chelsea, një prej ekipeve të shumta që e kërkon. Ndaj, “blutë” e Londrës mund të gjejnë një marrëveshje me Napoli edhe për transferimin e Lukaku.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, palët janë duke diskutuar për këtë marrëveshje, nga e cila De Laurentiis do të dilte më i fortë ekonomikisht. Ai kërkon mbi 100 milionë euro për Osimhen, ndaj Lukaku do të ishte përforcimi ideal për një ekip që do të luajë në Europa League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco