Protagonist në fitoren e Sivasporit, Manaj shpallet 'Lojtari i Ndeshjes' në derbin shqiptar

Protagonist në fitoren e Sivasporit, Manaj shpallet 'Lojtari i Ndeshjes' në derbin shqiptar

18:52, 17/05/2024

 

Rey Manaj u shfaq protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Sivasspor fitoi në transfertë përballë Istanbulspor.

Sfida e vlefshme për javën e 37-të të Superligës turke përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të ekipit të Manajt.

Ishte pikërisht ky i fundit që ndihmoi të tijët për të marrë 3 pikët. Sulmuesi i Kombëtares kshqiptare asistoi në golin e 3-të për Sivasspor, në minutën e 54’ të sfidës, asist që solli edhe golin e qetësisë për ekipin e tij.

Kjo paraqitje mjaft e mirë e lushnjarit bëri që të shpallej lojtari më i mirë i ndeshjes. Sipas “SofaScore”, Manaj ishte lojtari më i mirë në këtë sfidë dhe u vlerësua me notën 8.3, duke lënë pas ish-kapitenin e Egnatias, Jackson Ferreira.

Ndërkohë, Manaj fiton kështu edhe derbin e shqiptarëve, për shkak se te Istanbulspor aktivizohet Florjan Loshaj. Mesfushori i Kosovës u vlerësua me notën e 6.1, duke zhvilluar një ndeshje pozitive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco