Brajan Gruda feston në Bundesligë, shënon golin e katërt sezonal

Brajan Gruda feston në Bundesligë, shënon golin e katërt sezonal

17:27, 18/05/2024 Me origjinë nga Shkodra, por i lindur në Gjermani, Brajan Gruda është një tjetër talent shqiptar, i cili po dallon në Bundesligë. 

Talenti i Gjermanisë U21 dhe ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm më Mainzin në Bundesliga, por Jurgen Nagelsamn nuk e përzgjodhi në listën e kombëtares për EURO2024.

Në krahun tjetër Shqipëria e ëndërron ta ketë në ekip Brajan Grudën, për golat, klasin dhe personalitetin që tregon në fushë.

Teksa përflitet se ka pasur një takim mes tij dhe teknikut Sylvinho, e së FSHF mund të tentojë ta joshë me një biletë për Europianin, vetë 19-vjeçari shkodran vijon të shkëlqejë në fushë.

Pasditen e sotme ka gjetur golin e 4 sezonal, teksa numëron edhe dy asiste në 27 ndeshje të luajtura. Në javën e fundit të Bundesligës, Gruda ka shënuar në sfidën kundër Wolfsburg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco