Nagelsmann shpall listën provizore për Euro 2024, një rikthim dhe tre përjashtime

Nagelsmann shpall listën provizore për Euro 2024, një rikthim dhe tre përjashtime

16:34, 16/05/2024

 

Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë ka publikuar listën paraprake me 27 futbollistë për Europianin e kësaj vere, listë e cila do të shkurtohet më pas në 26 lojtarë. Bie në sy se 36-vjeçari ka lënë jashtë përfundimisht Goretzkën e Bayern Munich, Hummels pavarësisht sezonit me Borussia Dortmund si dhe Julian Brandt po të Dortmund duke i zeruar shanset e tyre për në Europian.

Sakaq, jashtë është edhe Serge Gnabry që është i dëmtuar dhe e ka humbur Europianin. Sa i takon listës, theksi vendoset te rikthimi i paralajmëruar i Toni Kroos që do të rikthehet të luajë në një kompeticion zyrtar me Gjermanisë pas Euro 2020.

Ndërkohë, në listën e Nagelsmann janë edhe dy lojtarë të cilët nuk kanë asnjë prezencë me kombëtaren si Aleksandar Pavlovic i Bayern Munich dhe Maximilian Beier, sulmuesi 21-vjeçar i Hoffenheim. Gjermania do të luajë dy miqësore para Europianit në datat tre dhe shtatë qershor respektivisht ndaj Ukrainës dhe Greqisë. Ndërsa Europianin do ta startojnë më datë 14 qershor në ndeshjen ndaj Skocisë.

Lista me 27 futbollistët e grumbulluar nga Nagelsmann:

Portierë: Oliver Baumann (Hoffenheim), Manuel Neuer (Bayern Munich) Alexander Nubel (Stuttgart, në huazim nga Bayern Munich), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona)

Mbrojtës: Waldemar Anton (Stuttgart), Benjamin Henrichs (RB Leipzig), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Robin Koch (Eintracht Frankfurt), Maximilian Mittelstadt (Stuttgart), David Raum (RB Leipzig), Antonio Rudiger (Real Madrid), Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen)

Mesfushorë: Robert Andrich (Bayer Leverkusen), Chris Fuhrich (Stuttgart), Pascal Gross (Brighton), Ilkay Gundogan (Barcelona), Toni Kroos (Real Madrid), Jamal Musiala (Bayern Munich), Aleksandar Pavlovic (Bayern Munich), Leroy Sane (Bayern Munich), Florian Wirtz (Bayer Leverkusen)

Sulmues: Maximilian Beier (Hoffenheim), Niclas Fullkrug (Borussia Dortmund), Kai Havertz (Arsenal), Thomas Muller (Bayern Munich), Deniz Undav (Stuttgart, në huazim nga Brighton)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco