‘Ylli’ i Realit tregohet i sinqertë: Vendim i gabuar, zemërimi i Bayernit ishte i drejtë

‘Ylli’ i Realit tregohet i sinqertë: Vendim i gabuar, zemërimi i Bayernit ishte i drejtë

12:47, 16/05/2024

Toni Kroos i është rikthyer edhe njëherë episodit që shkaktoi shumë polemika në gjysmëfinalen e Championsit të fituar 2-1 kundër Bayern Munich.

Dygolëshi i Joselut i dha Realit fitoren dhe kalimin në finalen e madhe të “Wembleyt” (1 qershor), ndërkohë që bavarezëve iu anulua goli i De Ligt në sekondat e fundit.

Gol që do të dërgonte takimin në shtesë. Polaku Marciniak vërshëlleu menjëherë sapo anësori ngriti flamurin për pozicion të parregullt. Që në fakt nuk ishte i tillë.

“Vendim i gabuar. Iu bë një menaxhim i keq atij momenti. Duhej të ishte lejuar vazhdimi i lojës deri në përfundimin e aksionit. Unë mendoj se faji kryesor ishte i arbitrit anësor.

Ai sinjalizoi pozicion të parregullt dhe kryesori ndërpreu aksionin duke i besuar anësorit. Zemërimi i Bayernit është i justifikuar, pasi gjithmonë duhet lejuar përfundimi i aksioneve”, u shpreh mesfushori i madh gjerman.

Reali i Madridit do të përballet me Borussian e Dortmundit në finalen e edicionit 2023-2024 në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco