Zi në botën e futbollit argjentinas dhe atë botëror, Cesar Luis Menotti, ish-trajner i kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.
Menotti udhëhoqi ekipin kombëtar bardhekaltër drejt suksesit të parë në Kupën e Botës të fituar në shtëpi. Lajmin e hidhur e dha Federata në një deklaratë zyrtare:
“Federata Argjentinase e Futbollit shpreh me keqardhje dhe pikëllim të madh për vdekjen e César Luis Menottit, drejtor aktual i ekipeve kombëtare argjentinase dhe ish-trajner kampion bote. Lamtumirë i dashur Flaco!”.
#ProfundoDolor La Asociación del Fútbol Argentino lamenta informar con enorme tristeza el fallecimiento de César Luis Menotti, actual Director de Selecciones Nacionales y ex técnico Campeón del Mundo de @Argentina.
¡Hasta siempre, Flaco querido! pic.twitter.com/mKEPPUzo2l
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: