'Po na njolloset imazhi qëllimisht', Llapi i mohon akuzat për kurdisje

'Po na njolloset imazhi qëllimisht', Llapi i mohon akuzat për kurdisje

09:25, 24/02/2023 Një skandal i madh i kurdisjeve të ndeshjeve u raportua nga gazeta të mëdha franceze, e përfshirë ishte skuadra nga Podujeva, Llapi. 
 
Këta të fundit kanë reaguar me anë të një komunikate, ku kanë mohuar akuzat, duke pretenduar se kjo po bëhet me të vetmin qëllim, njollosjen e imazhit të klubit, transmeton Syri.net Kosova
 
Ishte Le Figaro e para që raportoi për një klub nga Superliga e Kosovës që ishte e përfshirë në skandalin e kurdisjeve me nëntë të arrestuar, ndërsa disa orë më vonë edhe Le Parisien, por këta të fundit bënë të ditur edhe emrin e skuadrës, duke pretenduar se ishte Llapi ajo skuadër e përfshirë në trukimin e katër ndeshjeve.
 
Me të parë këto akuza të rënda, llapjanët lëshuan komunikatë në rrjetet sociale, duke iu kërkuar qetësinë tifozëve dhe se kjo nuk ka të bëjë asgjë me skuadrën e tyre, por është vetëm tendencioze dhe me qëllim njollosje të emrit të klubit.
 
Postimi i plotë i KF Llapit në Facebook:
 
Komunikatë për shtyp
 
Ndonëse vonë, me shkas po iu drejtohemi me këtë komunikatë për shtyp.
 
Kryesia e K.F. Llapi ka analizuar me vëmendje shkrimet e fundit në portale dhe gazeta të ndryshme në të cilat është përmendur emri i klubit tonë kinse për kurdisje ndeshjesh.
 
Ftojmë gjithë tifozët llapjanë që mos të bien pre e këtyre shkrimeve tendencioze dhe qëllim keqe që kanë për qëllim të njollosin emrin e klubeve të caktuara dhe vetë Superligës.
 
K.F. Llapi ju njofton se nuk ka asnjë informatë të vetme të konfirmuar nga organet e hetuesisë rreth këtyre pretendimeve siç janë publikuara nga portalet dhe gazetat e ndryshme.
 
Ne si klub nuk kemi as edhe më të voglin shqetësim rreth këtyre pretendimeve të pabaza dhe tendencioze dhe ftojmë edhe tifozët që mos të shqetësohen sepse nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim.
 
Jemi të fokusuar 100% vetëm për ndeshjen me Prishtinën dhe nuk ka forcë që na ndal drejt arritjes së objektivave tona.
 
Me respekt
 
Kryesia e KF Llapi
 
Presidenti i klubit
 
Z. Beqir Batatina

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco