Europa League/ Nantes gjunjëzohet në këmbët e Di Marias, Juventus kualifikohet në turin tjetër

Europa League/ Nantes gjunjëzohet në këmbët e Di Marias, Juventus kualifikohet në turin tjetër

20:43, 23/02/2023

Festojnë skuadrat udhëtuese në Europa League. Juventus dhe Sportingu i Lisbonës siguruan kualifikimin në raundin e 1/8-ve. Bardhezinjtë mposhtën 0-3 Nantes falë tregolëshit të Angel Di Maria-s, duke zhvlerësuar barazimin 1-1 në Torino.

Sportingu festoi falë suksesit 0-4 në Danimarkë ndaj Midtjylland. Takimi i parë ishte mbyllur në barazim 1-1. Ndërkohë, Monaco-Bayer Leverkusen ka shkuar në shtesa.

“Aspirinat” fituan 2-3 në Principatë. Monaco kishte fituar me të njëjtin rezultat në Gjermani dhe skuadra që do të kalojë në raundin e 1/8-ve do të mësohet nga minuta shtesë. Ndoshta edhe penalltitë.

Kualifikohet edhe Sevilla. Edhe pse humbi 2-0 në Holandë me PSV-në, skuadra andaluziane kaloi në raundin e 1/8-ve falë triumfit 3-0 në Spanjë.

Sa i përket Conference League, Lazio e mbylli në barazim 0-0 sfidën ndaj Cluj në Rumani, por kaloi më tej falë suksesit 1-0 në “Olimpico”. Ermal Krasniqi për vendasit dhe Elseid Hysaj për Lazion, luajtën nga minuta e parë.

Kualifikim siguruan edhe Sherif Tirasspol pas suksesit 1-3 në Beograd kundër Partizanit. AEK Larnaca eliminoi ukrainasit e Dnipros, ndërkohë që Anderlecht-Ludugorets shkoi në shtesa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco