Paolo Dybala në telashe, agjentët e 'Guardia di Finanza' në Romë

Paolo Dybala në telashe, agjentët e 'Guardia di Finanza' në Romë

18:06, 23/02/2023

 

Dënimi i Juventusit me uljen e 15 pikëve nga renditja e Serisë A tronditi jo pak opinionin publik sportiv. Por, mesa duket, nuk është vetëm ekipi që do ta pësojë, por edhe futbollistë të saj, mes të cilëve ish-sulmuesi argjentinas, Paolo Dybala.

Ky i fundit është marrë në pyetje si person i informuar për faktet nga disa agjentë të “Guardia di Finanza”, të cilët udhëtuan enkas në Romë nga Torino. Disa aspekte të reja që dolën nga hetimi përmbajnë akuza për kontabilitet të rremë, manipulim informacioni dhe komunikime të rreme në treg kundër Juventusit.

Bëhet fjalë për një shifër prej 3 milionë euro si detyrim parakontraktuale, pasi u zbulua një kërkesë për dëmshpërblimin e bërë nga avokati i Dybala drejt Juventus, pas përfundimit të negociatave për rinovimin, në shtator të vitit 2022 dhe kjo vlerë monetare u përfshi nga Juventus në pasqyrat e reja financiare.

Kjo rëndon klubin dhe futbollistin, me Dybala që rrezikon jo më shumë se një muaj skualifikim. Gjithsesi, nuk pritet një vendim i afërt për këtë çështje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco