Mungesat shqetësojnë Realin, Rodrygo humb klasiken e Kupës

Mungesat shqetësojnë Realin, Rodrygo humb klasiken e Kupës

17:27, 23/02/2023

Mungesat e lojtarëve shqetësojnë Realin e Madridit në këtë periudhë. Madrilenët kanë bërë të ditur në faqen zyrtare se David Alaba dhe Rodrygo vuajnë nga shqetësime muskulore.

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, mbrojtësi austriak mund të qëndrojë larg fushës deri në fund të marsit, periudhë kur kampionati spanjoll do të jetë pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Më i lehtë është dëmtimi i brazilianit, por Rodrygo do të mungojë për të paktën 10 ditë dhe për rrjedhojë do të mungojë në “klasiken” e parë të Kupës së Mbretit, që është programuar të luhet në 2 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco