Ancelotti zbulon se çfarë dhurate mori nga Kloppi në finalen e vitit të kaluar

Ancelotti zbulon se çfarë dhurate mori nga Kloppi në finalen e vitit të kaluar

10:50, 21/02/2023

Carlo Ancelotti ka zbuluar se Jurgen Klopp i ka dhuruar atij një cigare elektronike para finales së Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar.

Trajneri italian do të takohet me Liverpoolin e Kloppit në “Anfield” në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve të martën.

Gjatë një interviste me Sky Sport Italia, Ancelotti zbuloi se Klopp i kishte bërë një dhuratë para finales së Ligës së Kampionëve 2022.

“Ishte një cigare elektronike”, tha Ancelotti në intervistën e tij me Sky Italia.

“Klopp është një person shumë i mirë. Ne ishim bashkë në Liverpool gjatë pandemisë dhe i dërgonim mesazhe njëri-tjetrit dhe i dërgonim dhurata”.

Megjithatë, Ancelotti nuk ka sjellë dhuratë për Klopp këtë herë, ashtu siç priste trajneri gjerman.

“Do t’i jap një në Madrid”, tha trajneri italian duke buzëqeshur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco