Sulmuesi i Kosovës në formacionin e javës në Kroaci, protagonist edhe në humbje

Sulmuesi i Kosovës në formacionin e javës në Kroaci, protagonist edhe në humbje

13:54, 20/02/2023

Sulmuesi i Kosovës, Arb Manaj, është përzgjedhur në formacionin e javës së 22-të në Superligën kroate.

Edhe pse skuadra e tj, Slaven Belupo, u mposht me rezultatin 0-1 ndaj Sibenik, 24-vjeçari ishte autor i një paraqitje dinjitoze teksa u vlerësua me notën 7.8.

Në këtë sfidë, Manaj mori edhe një karton të verdhë në minutën e 36-të të pjesës së parë, megjithatë kjo nuk ndikoi në vlerësimin përfundimtar.

Në këtë sezon, sulmuesi ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionat teksa është aktivizuar në 10 ndeshje ndërsa duhet theksuar se së fundmi ka nisur të marrë gjithnjë e më shumë minuta.

Ky është viti i parë për Manaj në futbollin kroat teksa u transferua nga skuadra turke e Keciorengucu.

Kujtojmë se Manaj koleksionon edhe tre paraqitje me fanellën e Kosovës, teksa ia ka dalë të shënojë edhe një gol me kombëtaren Dardane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco