Trepça e fiton Kupën e Kosovës, mposht në finale Prishtinën

Trepça e fiton Kupën e Kosovës, mposht në finale Prishtinën

20:00, 19/02/2023

Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës, pasi në finale e mposhti Sigal Prishtinën, me rezultat 74-66.

Çerekun e parë e nisi mirë Prishtina, duke e fituar me rezultat 20-13, por në atë të dytin mitrovicasit u kthyen duke e fituar me shifrat 24-20.

Në periodën e tretë Prishtina fitoi për një pikë, 18-17. Teksa çereku i fundit ishte përcaktues në fitoren e Trepçës, pasi e fituan me rezultat bindës 16-8, për rezultatin final 74-66.

Më të dalluarit në fitoren e Trepçës ishte Drilon Hajrizi me 16 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime dhe Mikale Tmusic, me 13 pikë, tri kërcime dhe pesë asistime.

Në fund Hajrizi u shpall MVP i kësaj finale.

Trepça e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës, për herë të gjashtë në histori të klubit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco