Tronditet Mourinho, një tjetër lojtar i rëndësishëm humbet sfidën ndaj Veronës

Tronditet Mourinho, një tjetër lojtar i rëndësishëm humbet sfidën ndaj Veronës

18:19, 19/02/2023

 

Pak orë nga starti i ndeshjes ku Roma do të presë në shtëpi Veronën në kuadër të javës së 23-të të Serie A, Jose Mourinho ka marrë një lajm aspak të këndshëm. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Tammy Abraham është në dyshim dhe mund të mos jetë i gatshëm për këtë përballje.

Mediat italiane bëjnë me dije se Tammy Abraham është prekur nga gripi dhe nuk është në gjendjen e tij optimale për t’u paraqitur nën urdhrat e Mourinhos. Megjithatë, do të pritet deri në minutën e fundit për të parë nëse Abraham do të jetë në fushën e lojës ose jo.

Në rast se Abraham nuk ia del të startojë nga minuta e parë në këtë përballje, zëvendësuesi i tij pritet të jetë Andrea Belotti. Mungesë për këtë sfidë për Mourinhon është gjithashtu edhe Paulo Dybala dhe Lorenzo Pellegrini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco