De Bruyne shpallet lojtar i ndeshjes, por befason me këtë deklaratë

De Bruyne shpallet lojtar i ndeshjes, por befason me këtë deklaratë

11:43, 24/11/2022

Kevin De Bruyne është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes së të mërkurës mbrëma Belgjikë-Kanada, të cilën e fitoi kombëtarja evropiane 1 me 0.

Por, i njëjti ka thënë se nuk e di pse iu bë ky nder.

“Nuk mendoj se bëra një lojë të madhe, nuk e di pse m’u dha ky trofe – ndoshta për shkak të emrit tim”, tha De Bryyne pas ndeshjes. “Nuk bëmë lojë të mirë as si ekip, posaqërisht në pjesën e parë”.

Belgu që u duk konfuz në lojë, sikur edhe pas saj, kur mori vesh për çmimin, kompletoi vetëm 23 nga 33 pasimet e tija. Megjithatë, ia doli të krijojë katër shanse për gol, 3 më shumë se cdo lojtar tjetër te belgët.

De Bruyne pati një moment sikleti gjatë ndeshjes, kur u konfrontua me bashkëlojtarin e tij, Toby Alderweireld, pas golit, në pjesën e parë, për shkak të mënyrës së lojës.

“Në meslojë u qartësuam dhe gjërat janë OK, s’kemi hatërmbetje më Tobyn”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco