Eliminimi nga Conference League sjell pasoja te Laçi, largohet trajneri Shpëtim Duro

Eliminimi nga Conference League sjell pasoja te Laçi, largohet trajneri Shpëtim Duro

17:50, 31/07/2022

Shpëtim Duro nuk është më trajneri i Laçit. Eliminimi nga Petrocub në raundin e dytë të Conference League ka sjellë ndryshime te nënkampionët e Shqipërisë.

Dejan Zarubica dhe Renato Malota kanë mbyllur bashkëpunimet e tyre me Laçin, teksa është larguar edhe tekniku Duro.

62-vjeçari mori drejtimin e ekipit kurbinas më 7 prill. Aventura e dytë në stolin e Laçit zgjati rreth 4 muaj, saktësisht 115 ditë.

Duro drejtoi ekipin në 15 ndeshje mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe Europës duke regjistruar 6 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco