Merret vendimi surprizë për Cristiano Ronaldon në miqësoren Manchester United-Rayo Vallecano

Merret vendimi surprizë për Cristiano Ronaldon në miqësoren Manchester United-Rayo Vallecano

16:37, 31/07/2022

Duke filluar nga ora 17:00, Manchester United do të përballet me Rayo Vallecanon në një duel miqësor, në prag të startit të sezonit të ri futbollistik.

Të dyja skuadrat kanë publikuar së fundmi formacionet zyrtare, teksa nga minuta e parë do të aktivizohen Cristiano Ronaldo tek United dhe Ivan Balliu te Vallecano, që do të jenë përballë njëri-tjetrit në një duel special.

Edhe pse u përfol gjatë për një largim të yllit portugez, CR7 duket se ka bërë prapaktheu duke u vënë nën  urdhrat e Ten Hag.

Kujtojmë se kjo do të jetë edhe miqësorja e fundit e Manchester United para se të fillojë sezoni i ri i Premier Ligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco