Florenzi: Te Leao e shoh Mbappen

Florenzi: Te Leao e shoh Mbappen

14:25, 31/07/2022

Alessandro Florenzi ka dhënë disa deklarata për bashkëlojtarin e tij, Rafael Leao.

Leao ishte lojtari më i dalluar te Milan, duke ndihmuar skuadrën që ta fitonte titullin kampion pas një dekade.

Depërtimet e portugezit ishin problematike për mbrojtësit e skuadrave italiane të Serie A, me ç'rast viheshin në vështirësi të qartë.

Kësisoj, për shokun e tij të skuadrës, Alessandro Florenzi, ai vlerësohet në superlativ.

"Te Rafael Leao e shoh Mbappen, por me një dallim: Kylian para portës nuk gabon asnjëherë. Rafa është gati në atë nivel. Rafa është një lojtar i vërtetë, por mos ia thoni atij këtë", u prononcua Florenzi për numrin e sotëm të Gazzetta Dello Sport./Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco