Chelsea siguron portierin e talentuar amerikan (VIDEO)

Chelsea siguron portierin e talentuar amerikan (VIDEO)

13:56, 31/07/2022

Chelsea është shumë pranë nënshkrimit të Gabriel Slonina. Portieri 18 vjeçar luan në Amerikë me Chicagon dhe në garë gjithashtu për Sloninën është edhe Real Madrid.

Pavarësisht interesimit të Madrilenëve, “Blutë e Londrës” kanë arritur marrëveshjen me klubin Amerikan dhe gjithçka mund të mbyllet për 15 milionë dollarë.

Portieri së bashku me agjentin e tij do të fluturojnë së shpejti në Londër për të mbyllur gjithçka dhe për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Sipas raportimeve kontrata do të jetë afatgjatë dhe portieri do të rikthehet përsëri në Amerikë, pasi Chelsea do ta huazojë te Chicago, për të përfunduar sezonin deri me 1 janar.

Gabriel Slonina është një portier me shumë të ardhme dhe 18 vjeçari deri në janar do të mbyllë sezonin e dytë në Kampionatin Amerikan.

Afrimi i tij do të sjellë largimin e Kepa Arrizabalaga. “Gardiani” spanjoll është shumë afër huazimit te Napoli në Serie A.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco