Moto GP/ Fabio Kuartararo triumfon në Çmimin e Madh të Gjermanisë

Moto GP/ Fabio Kuartararo triumfon në Çmimin e Madh të Gjermanisë

16:25, 19/06/2022

Fabio Kuartararo duket se nuk ka të ndalur as këtë sezon në Moto GP, me francezin që doli triumfues në Çmimin e Madh të Gjermanisë, në një garë që e dominoi nga fillimi në fund.

Gjithashtu dhe gabimi i Françesko Banjajas, i cilin u rrëzua nga motori bëri që Kampioni i Botës në fuqi bëri që të ruante kreun.

Në vendin e dytë u ngjit francezi tjetër, Johan Zarko, ndërsa podiumin e plotësoi Xhek Miller.

Kuartararo tani shkëputet me 34 pikë distancë nga ndjekësi i tij më i afërt, Aleiks Espargaro, me pilotin e Jamahas që shkon drejt marshon kështu drejt titullit të dytë kampion, edhe pse çdo gjë mund të ndodhë deri në fund të kampionatit.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco