Lewandowski: I kërkova Bayernit të lejojë largimin tim

Lewandowski: I kërkova Bayernit të lejojë largimin tim

17:40, 17/06/2022

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka theksuar dëshirën e tij për t'u larguar nga Bayerni pasi Barcelona tregoi interes për të.

Lewandowski beson se transferimi i tij i mundshëm mund të jetë i dobishëm për të dhe klubin bavarez, i cili në këtë mënyrë do të "arkëtonte" para nga largimi i tij, pasi i përfundon kontrata vitin e ardhshëm.

"Unë kam ende një vit kontratë me Bayernin, kështu që i kërkova klubit të lejojë largimin tim diku tjetër. Mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë në situatën aktuale, veçanërisht pasi klubi mund të marrë para nga shitja. Nuk dua të detyroj çdo gjë, nuk ka të bëjë me këtë, duhet të flasim me qetësi, jo përmes mediave. Shpresoj që tifozët ta kuptojnë një ditë", tha Lewandowski për Bild.

Të dyja palët i kanë dërguar mesazhe njëra-tjetrës përmes mediave javët e fundit. Lewandowski nuk heq dorë nga synimi i tij për t'u larguar këtë verë dhe Bayern nuk dëshiron ta lërë të shkojë. Megjithatë, tensionet u zbutën pasi Lewandowski u takua me drejtorin sportiv të klubit bavarez Hasan Salihamidzic disa ditë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco