Spanja gjen sulmues për në Botëror, Luis Enrique bën gati ftesën për...

Spanja gjen sulmues për në Botëror, Luis Enrique bën gati ftesën për...

17:42, 25/04/2022

Real Betis është një nga surprizat më të bukura në këtë sezon në kampionatin spanjoll.

Skuadra e Manuel Pellegrinit triumfoi në finalen e Kupës së Mbretit përballë Valencias, duke koleksionuar këtë trofe për herë të tretë në histori, ndërsa Betis është në garë edhe për vendin e katërt në La Liga, që do ta dërgonte skuadrën në Champions League sezonin e ardhshëm.

Mbrëmja e 23 prillit nuk ishte e veçantë vetëm për Betis, por edhe për sulmuesin spanjoll Borja Iglesias, autori i golit në minutën e 11-të, i cili në fund rezultoi vendimtar për ta çuar sfidën në penallti.

Sulmuesi 29-vjeçar ka marrë “bekimin” e trajnerit të kombëtares spanjolle, Luis Enrique, me këtë të fundit që ishte i pranishëm në finalen e Kupës së Mbretit.

Trajneri i Spanjës, në fund të sfidës votoi për sulmuesin, që u përzgjodh si lojtari i ndeshjes ndaj Valencias, ndërsa mediet spanjolle e konsiderojnë diçka të tillë si një ftesë zyrtare për lojtarin që të jetë pjesë e Spanjës në Katar.

Aktualisht, Iglesias numëron nëntë gola në kampionat, pesë në kupë dhe katër në Europa League, me një total prej 18 golash në 46 ndeshje këtë sezon, shifër e mjaftueshme për të marrë ftesën zyrtare.

Spanjolli gjithashtu në këtë sezon shijoi edhe trofeun e parë në karrierë dhe te Betis, konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm.

Borja Iglesias, sot 29 vjeç, nuk ka luajtur asnjë ndeshje me kombëtaren spanjolle, por forma e mirë në këtë sezon si në aspektin personal ashtu edhe atë ekipor, duke sjellë pranë një ftesë që ndoshta as vetë sulmuesi nuk e mendonte në fillim të këtij sezoni.

Ish-lojtari i Villarreal, Celta Vigo dhe Espanyol, numëron 381 ndeshje dhe 166 gola në karrierën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco