Fundjava shqiptare/ Një gol dhe dy asiste, ja si u paraqitën legjionarët kuqezi në Europë

Fundjava shqiptare/ Një gol dhe dy asiste, ja si u paraqitën legjionarët kuqezi në Europë

09:40, 25/04/2022

Fundjava që sapo lamë pas ishte mjaft pozitive për disa prej lojtarëve kuqezi të Kombëtares shqiptare që aktivizohen në kampionatet e mëdha europiane, duke lënë gjurmë me ekipet respektive. Sulmuesi Rey Manaj ka realizuar golin e vetëm për Spezia-n në Serinë A në sfidën ndaj Torinos, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ky është goli i pestë për futbollistin kuqezi në radhët e ekipit italian, ku u transferua në fillim të sezonit, duke u huazuar nga skuadra e Barcelonës.

Nedim Bajrami e Amir Abrashi kanë qenë gjithashtu protagonistë me skuadrat respektive, duke ndihmuar shokët e tyre në realizimin e golave. Bajrami e nisi ndeshjen nga stoli, teksa ishte pikërisht mesfushori kuqezi që asistoi në golin e tretë të Empolit. Edhe Amir Abrashi nuk e nisi si titullar, e megjithatë futbollisti kuqezi duket se është rikthyer në formën e tij të mirë, duke ndihmuar edhe ai në golin e tretë të skuadrës së tij.

Në kampionatin italian u aktivizuan edhe lojtarë të tjerë të Kombëtares, ku Berat Gjimshiti luajti për 90 minuta në radhët e Atalantës, ndërsa edhe Kristjan Asllani u aktivizua si titullar me Empolin, duke luajtur për 70 minuta, e më pas u zëvendësua për shkak të një problemi fizik. Strakosha e Hysaj gjithashtu u aktivizuan me Lazion mbrëmjen e kaluar në sfidën ndaj Milanit, ku gardiani kuqezi e nisi si titullar, ndërsa mbrojtësi Hysaj u fut në lojë në minutën e 80-të.

Ivan Balliu ka qenë titullar në ndeshjen ndaj Barcelonës mbrëmjen e kaluar, duke ndihmuar skuadrën e tij në fitoren ndaj katalanasve në transfertë.

Minuta ka pasur këtë javë edhe për futbollistët shqiptarë që luajnë në Turqi, Endri Çekiçin e Sokol Cikalleshin që luajnë në Superligën turke me Koniasporin, si edhe Gentian Selmanin, Odise Roshin e Bekim Balaj me Bolusporin, por edhe për Albi Dokën e Herdi Prengën në Hungari.

Edhe Klaus Gjasula, Armando Broja e Ermir Lenjani kanë luajtur minutat e tyre këtë fundjavë në kampionatet gjermane, angleze e zviceriane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco