Kastrioti lë pa pikë Tiranën, Skënderbeu dështon përballë Egnatias

Kastrioti lë pa pikë Tiranën, Skënderbeu dështon përballë Egnatias

20:03, 24/04/2022

Krutanët mposhtën në “Selman Stërmasi” Tiranën me një supergol të Onanugës në minutën e 16-të, duke marrë një fitore që praktikisht jo vetëm e nxjerr nga gara e mbijetesës, por e afron me zonën europiane, pasi me 40 pikë të grumbullua është shumë pranë Vllaznisë dhe Partizanit.

Një katapultim i tillë në renditje vjen pas një ecurie të pabesueshme prej 6 fitoresh radhazi. Nga ana tjetër, Tirana thjesht mund të ketë shtyrë festën e titullit, pasi në Laç, javën e ardhshme do t’i mjaftoi edhe barazimi për t’u shpallur kampion.

Ndërkohë, Skënderbeu ka dështuar edhe përballë Egnatias, dhe tani vetëm matematika mban akoma në lojë për të mbijetuar ekipin korçar. 0-1 përfundoi sfida e luajtur në Korçë, me djemtë e Zekirija Ramadanit që arritën një fitore tepër të rëndësishme falë perlës së Demir Imerit.

17 ndeshjet radhazi për Skënderbeun e vendit të fundit, që ndodhet 13 pikë larg vendin të tetë, që mbahet nga Egnatia. Fitorja ishte alternativa e vetme për vendasit, të cilët e nisën ndeshjen në sulm.

Mara dhe Sadriu dhanë sinjalet e para, por ndeshja ndryshoi pas gjysmë ore lojë. Elvi Berisha kreu një ndërhyrje të rëndë ndaj Jackson. Kryesori Meta e ndëshkoi me të verdhë sulmuesin e Skënderbeut, por pasi pa ndërhyrjen në VAR i dhuroi të kuqin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco