Dortmund nuk humb kohë, klubi gjerman piketon zëvendësuesin e Haaland

Dortmund nuk humb kohë, klubi gjerman piketon zëvendësuesin e Haaland

17:56, 24/04/2022

Borussia Dortmund ka gjetur pasardhësin e Erling Haaland. Ylli norvegjez është drejt transferimit te Manchester City, me verdhezinjtë gjermanë që do të përfitojnë 75 milionë euro nga shitja e 21-vjeçarit.

Klubi gjerman ka piketuar prej kohësh Karim Adeyemin si zëvendësuesin e Haaland. 20-vjeçari po paraqitet shumë mirë me Salzburgun në Austri, teksa debutoi me kombëtaren gjermane shtatorin e kaluar (3 ndeshje dhe 1 gol).

"Sky Sports DE" shkruan se Dortmund ka arritur akordin me kampionët e Austrisë, të cilët do të përfitojnë 30 milionë euro +  6 të tjera në formë bonusesh për shitjen e Adeyemit, të cilin e pret një pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco