Donnarumma: Ky ishte viti i ambientimit, jam këtu për të qenë titullar

Donnarumma: Ky ishte viti i ambientimit, jam këtu për të qenë titullar

17:35, 24/04/2022

Në një intervistë për mediat, Ganluigi Donnarumma u shfaq mjaft i lumtur pas fitimit të titullit të PSG-së. Gjatë intervistës Donnarumma nuk lë pa përmendur edhe rivalitetin me portierin tjetër të gjigandëve francez, Keylor Navas.

Dueli me Keylor Navas dhe e ardhmja? Ky ishte një vit ambientimi. Nuk ishte e lehtë të ndryshohej  gjuha dhe zakonet. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Navasin, por siç tha edhe ai, nuk ishte e lehtë ta përjetoja këtë që po ndodh. Gjërat sigurisht që duhet të ndryshojnë. Jam këtu për të qenë titullar” – tha ai.

23 vjeçari përflitet për një rikthim te Milano, hipotezë kjo shumë e vështirë për t’u arritur. Italiani ka mbrojtur portën në 15 takime këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco