Rashford mendon largimin nga United, Barcelona interesohet për sulmuesin anglez

Rashford mendon largimin nga United, Barcelona interesohet për sulmuesin anglez

11:56, 18/03/2022

Barcelona ka shfaqur interes për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford.

Në sezonin 2021/22 Rashford ka regjistruar vetëm pesë gola dhe dy asistime në 26 ndeshje.

Ai gjithashtu u përlesh me tifozët që bërtisnin kritika ndaj tij teksa ai po përpiqej të hipte në autobusin e ekipit pas daljes së United nga Champions League në duart e Atletico Madrid të martën.

Siç u konfirmua nga 90 minutat e  javës së kaluar, Rashford aktualisht po mendon mbi të ardhmen e tij në “Old Trafford” .

Ai mbeti i pakënaqur me kohën e lojës që i është dhënë nga Ralf Rangnick dhe mendon një largim të mundshëm nga klubi.

Klubi i cili ka shfaqur interes për sulmuesin është Barcelona.

Katalanasit  kanë pyetur më parë për Rashford, duke kontaktuar me Unitedin përpara se ai të nënshkruante kontratën e tij aktuale afatgjatë në vitin 2019. Kjo marrëveshje skadon në fund të sezonit të ardhshëm, megjithëse klubi ka mundësi ta zgjasë atë edhe për një vit tjetër deri në vitin 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco