Futbollisti i Arsenalit, Thomas Partey është konvertuar në Islam

Futbollisti i Arsenalit, Thomas Partey është konvertuar në Islam

11:44, 18/03/2022

Lojtari i Arsenalit dhe i Kombëtares së Futbollit të Ganës, Thomas Partey është konvertuar në Islam dhe gjithçka është postuar në rrjetet sociale.

Mediat në Angli shkruajnë se mesfushori muajt e fundit ka qenë mysafir i shpeshtë i Qendrës Islamike në Londër dhe në foton e publikuar në rrjetet sociale nuk ka mundur ta fshehë entuziazmin për konvertimin në besimin islam.

Fotoja paraqet atë duke mbajtur Kuranin në duar, të gjitha të publikuara nga Connor Humm, një gazetar britanik që bashkëpunon me media të shumta lokale dhe faqe me ndikim të mediave sociale.

Image

Thomas Partey ka lindur në vitin 1993 dhe më herët në karrierën e tij  ka luajtur për Atletico Madrid, Mallorca si dhe Almeria në huazim.

Ai mbërriti te Arsenal në vitin 2020 për një shumë prej 50 milionë eurosh, pasi Topçinjtë paguan klauzolën e tij të transferimit. Ai bëri debutimin e tij për ekipin kombëtar të Ganës në vitin 2016.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco