Rruga drejt Tiranës/ Leicester, Marseille dhe PSV kualifikohen në çerekfinalet e Conference League

Rruga drejt Tiranës/ Leicester, Marseille dhe PSV kualifikohen në çerekfinalet e Conference League

21:10, 17/03/2022

Leicester City, PSV dhe Marseille janë tre skuadrat e para çerekfinaliste të Conference League, kompeticion ku fituesi i parë në histori do të shpallet në finalen që do të zhvillohet në “Air Albania” më 25 maj.

Ndërkohë, AZ Almaar-Bodo/Glimt ka shkuar në shtesë pas dy fitoreve identike 2-1 që kanë arritur dy ekipet në dy takimet e luajtura.

Leicester City humbi 2-1 në Francë përballë Rennes, por avancoi më tej falë suksesit 2-0 në ishull.

Benjamin Bourigeaud kaloi vendasit në avantazh në minutën e tetë.

Rennes mori zemër, por “Dhelprat” barazuan falë një goli me kokë të Wesley Fofana (51’).

Flavien Tait realizoi një gol të bukur çerek ore përpara fundit. Rennes u rikthye në avantazh dhe u hodh në sulm në kërkim të golit që do sillte shtesat, por Leicester rezistoi dhe festoi në fund kualifikimin në çerekfinale.

PSV shënoi sërish katër gola përballë Copenhagen. Takimi i luajtur në Holandë përfundoi në barazim 4-4, ndërsa sfida e kthimit nuk kishte histori.

Zahavi (2x), Goetze dhe Madueke i dhuruan ekipit holandez triumfin me “poker” në tokën daneze dhe kualifikimin në tetë më të mirët e turneut.

Festë edhe te Marseille, që mposhti sërish 2-1 Baselin, këtë radhë në Zvicër.

Taulant Xhaka luajti 82 minuta për vendasit, që kaluan në avantazh pas një ore lojë, por ekipi francez, që humbi një penallti në pjesën e parë, përmbysi gjithçka falë golave të Cengiz Under dhe Rongier në 15 minutat e fundit.

Duelet çerekfinale do të luhen më 7 dhe 14 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco